EDS sjell në Shqipëri programin code.org
Në kohën kur teknologjia po përparon me hapa të shpejtë dhe çdo shërbim po informatizohet, Fondacioni EDS me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit ka filluar aplikimin e projektit code.org në gjimnazet shqiptare.
Projekti ka si qëllim të përfshijë lëndën e programimit në kurrikulat arsimore. Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet ka qenë i privilegjuari për të ndjekur orën e parë të projektit code.org. Rëndësinë e kësaj lënde e kanë kuptuar edhe vetë nxënësit, të cilët shprehen se futja e saj në kurrikulat arsimore do të jetë një ndihmesë e madhe për tu integruar në botën e teknologjisë. Projekti code.org do të vazhdojë shtrirjen në shkolla të tjera të mesme në Tiranë dhe nëpër gjimnazet e rretheve për të promovuar lëndën e programimit. |