Historiku i Shkolles "Andon Zako Çajupi"
Gjimnazi “A.Z.Çajupi” është hapur në shtator te vitit 1959. Gjimnazi Çajupi ka qënë shkollë sportive me profil Atletik.Deri në vitin 2009 shkolla ka qënë me sistemin 4-vjecar të studimeve. Pas këtij viti duke iu përshtatur reformës që u bë në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri, kaloi në sistemin 3-vjecar të studimeve. Ajo është e pozicionuar në afërsi të qëndrës së Tiranës. Ndërtesa e shkollës përfaqësohet nga një godinë 3 katëshe .
Gjimnazi ka 34 mjedise që shërbejnë për zhvillimin e orëve mësimore me një sipërfaqe prej 784 m/2.
|
|
Mësimi fillon në orën 8:00- 14:00. Ora e mësimit zgjat 45 minuta ,ndërmjet orëve ka 5 minuta pushim dhe pas orës së tretë një pushim prej 25 minutash. Gjimnazi “A.Z.Çajupi” Tiranë renditet ndër gjimnazet më të sukseshme jo vetëm në Tiranë por në mbarë vendin.Gjimnazi ynë është gjimnazi i parë në Shqipëri ku aplikohet programi “Smart School” program i cili u inagurua më 28 Maj të vitit 2014 nga kryeministri i vendit z.Edi Rama .